Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka diskutuar me temën “Monitorimi i Politikave Sociale në Kuvendin e Kosovës – Mbikëqyrësi Social: Angazhimi i deputetëve për politikat sociale”.
Të pranishëm ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Aty u tha se qëllimi i diskutimit për ta sjellë në vëmendje rëndësinë e Shtetit të mirëqenia e qytetarëve dhe të informojë ata për sasinë dhe cilësinë e aktiviteteve të deputetëve dhe të grupeve parlamentare në politikat e tyre sociale edhe kundrejt premtimeve të tyre parazgjedhore.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Imeri, tha se kapitujt i kanë nxjerrë nga Parlamenti i Bashkimit Evropian ku i kanë përshtatur me realitetin në Kosovë.
“Ideja është që përmes monitorimit të nxjerrin raporte dhe në bazë të tyre të nxisim debatin dhe diskutimin në Republikën e Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është ta kemi një përqendrim te politikat sociale. Një gjë është ta marrësh një vendim dhe ta zbatosh atë dhe një gjë tjetër është matja e aktivitetit. Diskutimi në republikën e Kosovës do të dihej të ishte ne konsolidim të një shteti të mirëqenies”, tha Imeri
Naim Jakaj menaxher i projektit tha se të dhënat e monitorimit tregojnë se janë monitoruar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe disa komisionet tjera. Komisionet mbajtën 110 mbledhje të rregullta. 47 çështje janë ngritur nga ato 47 kompetente”, tha ai
Ai tha se diskutimet në tema për arsim kanë qenë zero, për barazi gjinore janë diskutuar dy dhe 25 tema për mundësi të barabarta.
Nënkryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj tha se sa here flitet për politikat sociale vëmendja shkon tek skemat sociale.
“Së bashku me kolegët e mi dua të potencojë se mirëqenia sociale ka mbetur e padefinuar jo me fajin e komisionit dhe deputetëve por sepse në mënyre permanente kemi kërkuar të qartësohet. Ne nuk jemi futur në përmbajtje ndryshim dhe aprovim qoftë të programit për të hapur debat dhe diskutim. Akoma Kosova ka mbet në pjesën më të padrejtë që ndodhë në stazhin e punës. Duke marr për bazë okupimin në periudhë të ndryshme. Paramendoni në çfarë niveli kemi lënë shumë mësimdhënës dhe policë. Kuvendit i takon të jetë më aktiv. Neve na duhet të bëhemi pjesë e një dialogu social dhe ta kemi një reformë sociale qartë saktë dhe të thjeshtë”.
“Pa dashur me qenë subjektiv kjo qeveri akoma nuk ka sjellë diçka përmbajtjesore përveç asaj deklarative. Interesimi që të ketë njëfarë debati në përkrahje të skemave sociale është tregues i qartë. Nuk kemi arrit gjatë një viti të tërë te kemi diskutime”, tha Zemaj.