Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, dialogun Kosovë-Serbi po e cilëson si problem kompleks, por shumë të rëndësishëm për vendin.
Ai në një intervistë për shtoi se pozita dhe opozita duhet që të lenë anash interesat partiake dhe të sigurojnë një sinergji që e qon përpara këtë proces.
Bashkëpunimi sipas tij, është tejet i nevojshme sidomos në ketë periudhë kur ShBA-ja po bën presion për gjetjen një zgjidhje të shpejt dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
“Kemi një situatë tejet komplekse në të cilën për fat të keq nuk po arrihet të sigurohet një sinergji ndërmjet pozitës dhe opozitës edhe pse shteti është i ballafaquar me një situatë shumë të rëndësishme të dialogut me shtetin fqinjë me Serbinë dhe gjendet në një presion të fuqishëm të ShBA, që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këto marrëdhënie dhe arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se këtu kemi shumëçka për tu dëshiruar, në marrëdhëniet në mes pozitës dhe opozitës. Mendoj se nevojitet një shkallë shumë më e lartë e përgjegjësisë të të dy palëve kur janë në pyetje këto çështje dhe mendoj se Kosova duhet të ketë një strategji më të elaboruar dhe një qasje më gjithëpërfshirëse dhe një unitet shumë më të lartë në ballafaqimin me këto sfida”.
“Problemi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë i madh, kompleks dhe unë i kuptoj edhe taktizimet të cilat i ka Qeveria lidhur me disa çështje ku në momente nganjëherë duken se po bien ndesh me kërkesat që vijnë nga pala amerikane ose evropiane. Por megjithatë mendoj se në thellësi ekziston ajo ndjenja e përgjegjësisë dhe që në momente të caktuar zgjidhjet dhe vendimi që do të merret do të jenë adekuate”.
Agani thotë se përveç dialogut Qeveria duhet që të koncentrohet edhe në në gjetjen e zgjidhjeve për për sfidat e shumta në të cilat është duke u ballafaquar vendi siç janë inflacioni në rritje, kriza energjetike, reforma e shëndetësisë etj, raporton EO.
“Kjo është një pjesë normale e retorikës së një partie që është në pushtet dhe një dialog i vazhdueshëm që zhvillohet në mes të pozitës dhe opozitës kur kemi akuza të ndërsjella. Por ajo që unë mendoj se është me rëndësi për partinë në pushtet tash edhe për Qeverinë e vendit është që shumë më tepër të fokuson energji në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për sfidat e shumta në të cilat është duke u ballafaquar vendi. Siç është për shembull inflacioni në rritje, kriza energjetike, reforma e shëndetësisë e cila u ndërpre është stacionuar prej vitit 2015 nuk ka lëvizur fare as përpara as mbrapa. Moszbatimi i legjislacionit në fushën e shëndetësisë është dramatik, një vjet qeverisje kemi, ligjet nuk po zbatohen, ligjet në fuqi, ligji për shëndetësi, ligji për sigurime shëndetësore”.
“…gjetja e modeleve të reja të vazhdimit të reformave të ndërprera, kjo është ajo në të cilën duhet të fokusohet vëmendja e qeverisë e jo vazhdimisht të dëgjojmë arsyetime se jemi duke u marrë me pasojat e veprimeve të qeverive paraprake, gjë në të cilën ka shumë të vërteta, nuk po e diskutojmë. Veçanërisht kur janë në pyetje aferat korruptive të ndryshme me të cilat tash po ballafaqohet sistemi i drejtësisë, sistemi prokurorial, policia e shtetit e të tjerë që është pozitive përfundimisht. Por mendoj se shumë më tepër vëmendje duhet kushtuar të ardhmes dhe përgjigjeve konkrete në nevojat e qytetarëve”.