Arbnora Ademaj takohet me presidenten Osmani në Turqi: Është shembull i gruas së fortë shqiptare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Turqi – në Stamboll, ka marrë pjesë në shënimin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga studentët kosovarë dhe shoqatat e mërgatës.

Nën organizim të Konsullatës së Kosovës në Stamboll, Osmani është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe aktorja nga Kosova, Arbnora Ademaj, e cila në një postim të shpërndarë në Instagram tha se është e nderuar që mori ftesë nga Ambasada e Kosovës në Turqi.

Image

Ajo mes tjerash shtoi se presidentja Osmani është shembulll i gruas së fortë shqiptare.

“E nderuar me ftesen nga Ambasada e Kosoves në Turqi në takimin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nje shembull i gruas së fortë shqiptare“, tha ajo.

Arbnora duhet theksuar se i është bashkuar kinematografisë turke që nga viti i kaluar, duke u bërë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar”.

E njëjta tashmë të gjitha aktivitetet i ka zhvendosur në shtetin turk.