Presidenti ukrainas thotë se 16 fëmijë janë vrarë dhe 45 janë plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se 16 fëmijë janë vrarë dhe 45 janë plagosur gjatë katër ditëve të fundit, shkruan SkyNews.

Ndër të tjerash, Zelenskyy tha se 4,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani.

Në një thirrje drejtuar ushtarëve rusë, ai tha: “Shpëtoni jetën tuaj dhe largohuni”.