Kongresisti amerikan: Kosova e meriton anëtarësimin në NATO

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.

Torres me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se, bërja e këtij veprimi nga aleatët nuk ka qenë kurrë më urgjente.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e këtij veprimi nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, ka theksuar ai.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.