Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sapo u është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media.
Ai përsëriti linjën e presidentit Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por më tepër ta “çmilitarizojë” atë.
I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkuptoi se vendi nuk mund të quhet demokratik.
Më pas ai bëri pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend.
Bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.