Monika Lubonja është një nga ish- banoret më të pëlqyera të BBV.
Së fundmi e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother Vip.
Nuk mund të mos diskutohej raporti me Arjolën sidomos pas veprimeve të fundit të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale.
Theksojmë një reagim i Arjolës kur Monika i shpreh dashurinë ka bërë xhiron e rrjetit nga ftohtësia e aktores nga Tropoja.
E pytur nga Ermali nëse miqësia me Arjolën dhe Ilirin ka ngrirë, Monika e ka injoruar totalisht këtë të fundit dhe ka folur vetëm për aktoren ku nuk ka dhënë detaje konkrete, por shprehet se e kupton pasi kanë kaluar të dya të njëjtën situatë pas daljes.
“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi patur gjëndjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më cfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.
“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetsohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, u shpreh ajo nder të tjera.