Sarah Jessica Parker zbulon se mbante një çantë të rreme në “Sex and the City”

Gjatë intervistës së saj “Life in Looks” me Vogue të publikuar të mërkurën, Sarah Jessica Parker zbuloi se çanta e kaltër e ndezur Hermes që ajo mbante në një episod të vitit 2002 të “Sex and the City” ishte në të vërtetë një false.

Aktorja e pranoi si një mënyrë për të fshehur barkun e saj, pasi ishte shtatzënë me djalin James Wilkie gjatë xhirimeve të sezonit 5 të hitit HBO

“Kjo nuk është një çantë e vërtetë Hermes, vetëm që ta dini”, kujtoi Sarah, ndërsa rishikoi pamjen. “ Pat Field, kostumografja e serialit, njihte një person. Dhe ajo tha: ‘A do një? Unë mund t’ju marr një’”.

Fatkeqësisht, çanta artificiale nuk arriti të arrijë qëllimin e saj.

“Ajo çantë kishte një punë për të bërë dhe e bëri shumë keq”, tha ajo me shaka, duke treguar shtatzëninë e saj shumë të dukshme në foto. “Ndoshta nëse do të ishte një çantë e vërtetë Hermes, do të kishte bërë një punë më të mirë!”.

Sa i përket fustanit të gjelbër? “Fustani është i vërtetë dhe është Juicy Couture”, tha ajo.