Vladimir Putin gjatë orëve të para të ditës së sotme ka filluar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.
Presidenti amerikan, Joe Biden filloi fjalimin duke thënë se ushtria ruse ka filluar një sulm brutal mbi Ukrainën, e cila nuk provokuar siç thotë shteti rus.
Është një sulm i paramenduar që është planifikuar prej muajsh, thotë ai, raporton cnn.
“Putini është agresor. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të bartin pasojat”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka ardhur kryesisht siç ishte parashikuar nga SHBA-ja, me “pretendime të pabaza” dhe përpjekje për provokim.
Presidenti shton se përpjekjet e qeverisë ruse për fillimin e luftës përfshinin sulme kibernetike dhe granatime ndaj pozicioneve të Ukrainës dhe të separatistëve në Ukrainën lindore.
Ai thotë se Rusia organizoi operacione me flamur të rremë që rezultuan në një shkelje “flagrante” të ligjit ndërkombëtar.
Joe Biden ka përshkruar sanksionet e forta për të “maksimizuar një ndikim afatgjatë në Rusi dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”.
Ai thotë se ka rënë dakord me udhëheqësit e G7 të ekonomive më të mëdha në botë që ata do të kufizojnë kolektivisht aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, funte dhe jen.
Këtu janë sanksionet që ai shpalli:
Kufizon aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, funte dhe yen për të qenë pjesë e ekonomisë globale;
Ndalon aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse;
Dëmton aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të XXI-të të teknologjisë;
Bllokimi i katër bankave të tjera të mëdha ruse në SHBA. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet;
Presidenti Biden ka përsëritur se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë.
“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje”, thotë ai. “Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane”, shtoi presidenti.
Biden shton se ai beson se NATO është më e bashkuar se kurrë më parë dhe se “nuk ka dyshim” se SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s do të përmbushin angazhimet e tyre të traktatit.
Mijëra forca tokësore dhe të tjera amerikane janë dislokuar në vendet e NATO-s në Evropën Lindore që ndihen të kërcënuara nga Rusia, duke përfshirë Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë në Balltik, si dhe Poloninë dhe Rumaninë.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar tashmë i ka vendosur dhjetë sanksione të ashpra ndaj Rusisë.