Genta Ismajli tregon për herë të parë portretin e binjakëve në një set të ri fotografik

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, është bërë nënë për herë të parë rreth një muaj më parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Huseyin Usta, kanë mirëpritur binjakët që i kanë pagëzuar me emrat, Ivy Blue dhe Icon.

Artistja e njohur tani ka zbuluar për herë të parë portretin e binjakëve të tyre në një fotosesion të ri.

Bukuroshja shqiptare shfaqet e mrekullueshme në setin fotografik, ndërsa mban në duar binjakët.

Genta përndryshe prej vitesh është zhvendosur mes Zvicrës dhe Turqisë, për shkak të angazhimeve të bashkëshortit të saj.

E njëjta këtë periudhë ka qenë më larg mediave e po ashtu edhe projekteve muzikore.