Një person i gjinisë mashkullore është ndaluar nga policia në autostradën Ibrahim Rugova, pasi dyshohet se ka vjedhur.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E VETURËS – GJETJE /Vermicë (Autostrada I. Rugova) 22.02.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin , të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.