Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, njihet si një avokate e shëndetit mendor.
Ajo shesh publikon në rrjetet sociale thënie dhe këshilla të ndryshme, për të ndërgjegjësuar njerëzimin rreth çështjeve të shëndetit mendor.
Së fundmi, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në IsntaStory një shkrim, që flet mbi toksitetin pozitiv dhe se si të qenit të trishtuar, nuk e bën askënd mirënjohës apo shpresëdhënës.
“Trishtimi dhe pikëllimi nuk do të thotë që nuk jeni mirënjohës apo shpresëdhënës. Kjo nuk do të thotë që nuk po luftoni për jetën tuaj ose nuk e keni atë në vete për të vazhduar. Është mënyra e shpirtit tuaj ose të thuash këtë ka rëndësi. Ju jeni duke nderuar atë që po kaloni. Të gjithë ata që mund të marrin një dozë të këtij pozitiviteti toksik (të gjithë thonë të jesh i lumtur) nuk duhet ta bëni këtë. Dhe nuk keni pse të ndiheni fajtorë që jeni të trishtuar”, ka shkruar Rexha në një fragment të shkëputur nga faqja Nightbirde në Instagram.
Tutje, interpretuesja e hitit “In the name of love” shkruan se pozitiviteti toksik është diçka interesante e ditëve të sotme, ani pse njerëzit që janë “të përsosur” sot, paragjykohen si mos mirënjohës vetëm nëse ndihen keq.
“Pozitiviteti toksik është një term interesant. Sidomos me rrjetet sociale këto ditë. Të gjithë janë “të përsosur” dhe nuk lejohen të ndihen të trishtuar apo keq. Sepse atëherë ju jeni mosmirënjohës”, shkroi Bebe Rexha në InstaStory.
Artistja me origjinë shqiptare përndryshe nuk ka sjell këtë vit ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa i ka lënë fansat të aludojnë se është duke punuar në albumin e saj të tretë.