Çka përmban rregullorja e Kuvendit që dënon deputetët mungues?

Tash e tutje, deputetët që mungojnë në seanca do sanksionohen edhe financiarisht.

Këtë e ka mundësuar votimi i Rregullorës së re të Kuvendit.

Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion në Klan Kosova ka thënë se shuma e dënimit do të saktësohet nga Kryesia e Kuvendit.

Poashtu, Rrustemi tha se tash do formohet edhe Konferenca e Shefave të Grupeve Parlamentare, që bashkë me Kryesuesin e Kuvendit do mbajnë mbledhje të rregullta, për t’i përpiluar politikat e Kuvendit, e po ashtu edhe do t’i caktojë seancat.

Ndërsa, sipas tij, do të venitet paksa pesha e Kryesisë së Kuvendit me Rregulloren e re.