Big Brother VIP ka organizuar një festë gjigante pas edicionit të parë të programit.
Lajme të shumta qarkulluan këto ditë në mediat rozë se Donaldi prishi raportet me motrat Hoxha dhe Arbana Osmanin, por mbrëmë u dëshmua e kundërta, shkruan lajmi.net
Aktori Veshaj pranoi ftesën për të qenë i pranishëm në festë ku shijoi çaste të mira me vëllain dhe miqtë e tij, madje edhe me Ilirin si një nga rivalët e tij brenda BBV.
Pas raportimeve se ai dhe Trixa mbrëmë nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin, dy veprimet e Donaldit kanë habitur të gjithë, duke aluduar se mbase janë sinjale të qëllimshme drejtuar Borës.
E para veshja e tij në kostumin e Spiderman-it si filmi i preferuar i tij, ku ditë më parë edhe Bora Zemani u shfaq e veshur sikur Zendaya, aktorja e filmit Spiderman, e nuk ishin të pakta aludimet se moderatorja e bëri me qëllim.
E dyta Donaldi dhe Elgiti kënduan mbrëmë së bashku këngën “TL” dedikuar pas ndarjes Bora Zemanit.
Duke parë këto dy veprimet e Donaldit si dhe injorimin që po i bën Trixës, mos vallë aktori do rikthimin me Borën?