Rreth 60 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë ari të improvizuar në një fshat në jugperëndim të Burkina Fasos.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një krater të madh, shtëpi të shkatërruara dhe trupa të shtrirë në tokë.
Mendohet se në mesin e viktimave janë gra dhe fëmijë, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Burkina Faso është një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në Afrikë, me shumë miniera të drejtuara nga firma ndërkombëtare, si dhe me ato joformale pa ndonjë vendndodhje apo rregullore.
Korrespondenti i BBC-së në Afrikën Perëndimore, Nicolas Negoce, thotë se që nga viti 2009, ari është bërë eksporti kryesor i Burkina Fasos, duke ia kaluar pambukut.
Në vitin 2020, vendi prodhoi 54 ton ar, krahasuar me 45 tonë në vitin 2019, një rritje prej 20%, sipas ministrisë përgjegjëse për minierat dhe guroret.