Gjatë një interviste për “Wake Up”, Eduardi ka treguar rreth debatit që pësoi gjatë shpalljes së fituesit të “Big Brother VIP”.
Pas përfundimit të BBV-së, tema kryesore e ditëve të fundit ishte se si i kishte mbetur hatri Donaldit për humbjen e tij dhe reagimi i tij dhe vllaut të tij ndaj produksionit të BBV dhe Arbana Osmanit u bënë lajmet kryesorë në mediat rozë.
Grishaj, i cili njëherit është edhe i dashuri i Arbanës, është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, por që vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues.Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni“, shton më tutje Eduardi.
Ndryshe, reagimi i Eduardit është ndër të parët ndaj reagimeve të vllezërve Veshaj pas humbjes së Donaldit.