“Bisedimet shumë të nevojshme për të shmangur luftën”, thotë Borrell

Bashkimi Evropian ka mbështetur përpjekjet për të organizuar bisedime mes Rusisë dhe SHBA-së.

Siç është raportuar, bisedimet u propozuan nga Franca pas telefonatave të presidentit francez Emmanuel Macron dhe atij rus Vladimir Putin. Ato janë rënë dakord “në parim” nga SHBA-ja, megjithëse Shtëpia e Bardhë thotë se ato do të ndodhin vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën.

“Takimet e samiteve, në nivelin e liderëve, në nivelin e ministrave, çfarëdo formati, çfarëdo mënyre të bisedoni dhe të uleni në tryezë dhe të përpiqeni të shmangni një luftë, janë shumë të nevojshme”, iu tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, raporton BBC.

“Ne do të mbështesim çdo gjë që mund t’i bëjë bisedat diplomatike si mënyrën më të mirë, mënyrën e vetme për të kërkuar një zgjidhje për krizën”, tha ai