Vajza e Ilir Shaqirit nuk do jetë e pranishme në finale, rezulton pozitve me COVID

Vajza balerinit Ilir Shaqirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër babain e saj kur të dalë nga Big Brother, pasI është infektuar me Covid. Ajo e ka konfirmuar këtë lajm me anë të një njoftimi, në Instagram, ku ka bërë më dije se nuk do jetë e pranishme në finale e madhe.

Po ajo ka detyruar nënën e saj të niset për Shqipëri në mënyrë që Ilrin ta priste njëra prej tyre.

‘Jam sot këtu për t’ju dhënë një lajm. Sic e dini bëra një tampon për të udhëtuar për në Tiranë për të mbështetur babin në finale, por rezultova pozitive. Për këtë arsye duhet të izolohem. Në vendin tim është nisur mami, e cila nuk ka qenë dakord por unë e kam detyruar. I thashë të shkonte sepse nuk doja që babi të mos kishte asnjërën nga ne: E pres babin në shtëpi. Ka të gjithë mbështetjen time. Forca babi.’- është shprehur Emily.

Kujtojmë se një ndër takimet më emocionuese brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri ka qenë, ai i balerinit me vajzën e tij. Mes lotësh dhe emocionesh ata janë shprehur se do “jenë gjithmonë pranë njeri-tjetrit’.