Kryeministri Albin Kurti për një copë rruge në shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë, dje i ka ndezur ‘xhipat e zinj’ që aq shumë i kritikonte në të kaluarën.
Kurti e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të shkuar nga objekti i Kuvendit të Kosovës te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Shefi i qeverisë doli nga një “xhip i zi”, për të cilët është kritikuar nga opozita gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar dhe u shfaq në afërsi të sheshit “Zahir Pajaziti”.
Ai, në shesh, iu bashkua ceremonisë së zhvilluar për nder të Ditës së Pavarësisë.
Komoditeti që ia japin xhipat e zinj, duket se ka filluar t’i pëlqejë Kurtit.
Në mandatin e tij të parë kur erdhi në krye të qeverisë, kryeministri Kurti hiqej si modest.
Nga banesa e tij për në zyrë, Kurti nisej këmbë në të kaluarën. Madje, rrugës ai ndalej dhe bisedonte edhe me qytetarët, por tani gjithçka ka ndryshuar.
Për dallim nga Kurti, presidentja Vjosa Osmani rrugën për në shesh e bëri këmbë, por ajo u kritikua për masat e larta të sigurisë, pasi që sigurimi i saj dukej si “tog” lufte.
Qytetarët në rrjetet sociale kanë publikuar një fotografi të presidentes Osmani e shoqëruar nga 13 truproja.