E turpshme, Einxhel këmbëngul se pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt, Donaldi di orën dhe datën

Banorë e shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë pasur një diskutim të gjatë mesditën e së mërkurës.

Ka qenë aktori nga Shqipëria, ai i cili fillimisht ka treguar se ka kërkuar fotografinë e Adem Jasharit për t’i bërë një portret, por produksioni nuk ia ka dhënë.

Ai i ka thënë Einxhelit se donte ta realizonte portretin me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet këtë të enjte më 17 shkurt.

Ndërkohë, gjatë debatit Einxhel këmbëngul se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt, ndërsa Donaldi i habitur nisë të qeshë dhe i thotë se është më datë 17.

Moderatorja vazhdon të mbrojë idenë e saj me mendimin që Kosova feston pavarësinë më datë 16 shkurt, ndërkohë që i thotë Donaldit të shkojë dhe të pyes në dhomën e rrëfimit për konfirmimin e datës së saktë.

Aktori Veshaj më pas thotë se nuk ka nevojë të pyes, se jo vetëm që e di saktë datën, pro edhe orën e shpalljes, duke thënë se është përafërsisht 15:38-15:39.

“Sot kemi lënë kokrrën e namit”, dëgjohet duke thënë Einxhel në fund të bisedës, duke lënë të nënkuptohet se është e turpëruar që është diskutuar mbi një gjë që supozohet që secili prej tyre duhet ta dinin saktë.