Reduktime të ujit në një pjesë të Fushë-Kosovës dhe në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë dëmtuar kabllot furnizues në stacionin e pompave në fshatin Milloshevë.

Sipas njoftimit kjo është bërë nga kontraktorë privatë, duke lënë jashtë funksionit impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj.

Njoftohet se ekipet e KRU ”Prishtina” bashkë me inspekcionin e komunës së Obiliqit janë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e këtij dëmtimi nga palë të treta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit të pijshëm për pjesën më të madhe të Fushë Kosovës dhe lagjes ‘Kalabria’ në Prishtinë. Reduktimet do zgjasin deri në sanimin e gjendjes”, thuhet në njoftim.