Teksa po i afrohen finales, Einxhel dhe Iliri kanë nisur me ngacmime ndaj Beniadës, sigurisht në kuadër shakaje.
Para se të flinin mbrëmë, moderatorja i ka thënë modeles se Iliri ka të drejtë kur thotë që ajo ka rritur lehtë në finale.
“Duke kënduar parfumin arriti në finale. E ka mirë Iliri. Po Beniada bën si e pafajshme sikur nuk kupton”, tha Einxhel duke qeshur.
Më pas Beniada duke ndjekur shakanë, ju kërkoi të mos e ngacmojnë se kanë dy ditë që merren me të.
Mesa duket pak gërricje e mbajnë gjallë atmosferën në shtëpi pak para fundit, ndërsa debatet këtë javë kanë qenë shumë të rralla.