Këngëtari Alban Ramosaj publikoi të martën këngën e tij më të re.
Ai e ka titulluar “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” projektin e tij të ri muzikor, i cili është konceptuar në formën e dërgimit të një letre.
Kënga është e zhanrit R&B dhe vjen e gërshetuar në tri gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe shqip.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa nuk është bërë ende e ditur nëse do të vizualizohet me klip në ditët në vazhdim
Perndryshe Alban Ramosaj edhe pse nuk fitoj vendin e parë në Festivalin e RTSh-së, kënga e paraqitjes se tij me titullin “Theje” u prit mirë nga publiku ku arriti gjithsej 5 milion klikime.