Finalja në Big Brother, mësohet se kush pritet t’ia dorëzojë çmimin fituesit

Sonte nuk do të ketë Prime në Big Brother. Të gjithë sytë dhe veshët janë për tek finalja e madhe.

Të shumtë janë ata që pyesnin se çfarë është duke përgatitur stafi për mbylljen e këtij spektakli, por edhe për 4 konkurentët që ia dolën të shkonin deri në finale.

Në rrjet ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeun fituesit. Në disa media lajmi është botuar, duke u shprehur se kryeministri ka rënë dakord që të jetë i ftuari i nderit në këtë format, ku dhe do të kurorëzojë fituesin e madh të 115 mijë eurove, por duket se ky lajm është ende i pakonfirmuar, raporton NOA.
Ajo që dihet me siguri është që ish-banorët do të kenë supriza për finalistët. Disa prej tyre do të performojnë edhe këngët e reja të kompozuara pasi kanë lënë shtëpinë e Big Brother. Ndërkaq të shumta janë edhe suprizat që produksioni ka përgatitur për ta.

Që nga kontratat e reja që i presin jashtë e deri tek takimet speciale me familjarët e tyre do të jenë vetëm një copëz e atyre që i pret finalistët në finale e madhe të 18 shkurtit.