Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka përfunduar me fatalitet në komunën e Rahovecit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti kishte ndodhur të martën e 15 shkurtit, ku teksa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ka goditur një këmbësor, shkruan lajmi.ne
Viktima kishte marrë trajtime mjekësore në spitalin e Gjakovës, por që nuk kishte arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.