Mbrëmë u mbajt programi “Fun Club Big Brother VIP”, ku të ftuar ishin pothuajse të gjithë ish-banorët.
Ndërkohë, ata komentuan disa nga ngjarjet më të rëndësishme brenda shtëpisë e që kanë të bëjnë me finalistët.
Ish-banori, këngëtari, Ardit Çuni, komentoi situatat e Donaldit i cili tha se për të shkuar deri në finale atij i ka ndihmuar takimi romantik me moderatoren, Bora Zemani dhe ish-partneren e tij.
“Futja e Borës e ndihmoi dihet që ka qenë i fortë, një ndër momentet e para, ajo ka qenë pikënisja, pastaj ai e ka mbajtur lojën me debate”, tha Arditi. Ndryshe, aktori i humorit, Donald Veshaj u shpall finalisti i tretë në “Big Brother VIP” , pas Ilirit dhe Beniadës, ku balerini ishte i pari ndërsa, modelja e dyta.
E rëndësishme të theksohet se finalja e madhe do të mbahet me 18 shkurt ditën e premte.