Julia Fox i jep fund romancës me Kanye West pas veprimeve të këtij të fundit

Julia Fox dhe Kanye West janë ndarë.

Romanca e ish-çiftit ka marrë fund pas veprimeve të fundit të West.

“Julia dhe Kanye prapë mbesin shokë e bashkëpunëtorë të mirë. Por, nuk janë më bashkë”, tha një burim pranë çiftit.

Ata nisën romancën gjashtë javë më parë, por duket se gjërat morën rrjedhë tjetër pasi Kanye nuk iu shqit ish bashkëshortës, Kim Kardashian me dedikime të ëmbla e trëndafila në adresë të saj.

West nuk është ndalur as me sharje e ofendime kundrejt Pete Davidson – të dashurit të ri të Kim Kardashian.

As Pete, hiç më pak Kim nuk kanë reaguar pas kësaj të fundit, ku West e quajti Davidsonin ish të dashurin e Hilary Clinton, duke e ofenduar me fjalë të tjera.