Procedohet për në Kuvend plotësim-ndryshimi i Ligjit për shitjen e banesave

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka proceduar për në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, ndërsa u miratua me shumicë votash.

Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, tha se planifikimi i komisionit për vizitën zyrtare në Shqipëri, është shtyrë për javën e fundit të muajit mars ose fillimin e muajit prill.