Arta Elezaj shfaqet joshëse nga pushimet romantike në bregdet

Prej ditësh, bukuroshja nga Klina ka nis pushimet në bregdet nga ku ka sjell pamje të shumta dhe imazh mjaft atraktive.

Përmes InstaStory, Arta postoi disa foto në të cilat la të kuptohej se Ditë e të Dashuruarve e ka kaluar me personin e zemrës.

“Edhe sikur toka të mos kishte gravitet, prapëseprapë do të  për ty”, shkruhen në një dedikimi për të që Arta ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërsa, ish-aktorja e “O Sa Mirë” postoi një tjetër imazh ku shihej e veshur në një fustan të shkurtë që dominonte ngjyra blu e përshtatur me çantë të vogël me të njëjtën ngjyrë.

“U ktheva në ishull”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e imazhit sipër të cilit pranoi komentet të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, Elezaj pavarësisht ngacmimeve që sjell për fansat ku shihet se po kalon  pushime romantike, ajo vazhdon ta mbaj larg syrit të publikut jetën e saj private.

Ndryshe, përveç postimeve në rrjete sociale, Artën ka kohë që nuk e shohim në një projekt televiziv.