Ndodh e papritura! Beatrix Ramosaj shpërthen keq ndaj Balinës: Do ndjek rrugë ligjore nëse…

Ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj ka befasur të gjithë ndjekësit me postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale.

Ajo ka akuzuar opnionisten e “Big Brother”, Balina Bodinakun për shpifje duke shtuar se nëse kjo përsëritet do të ndjek rrugë ligjore.

Në anën tjetër, Beatrix shprehet se të gjitha ‘akuzat’ e Balinës ka qenë personale

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash por të influencosh mbështetësit dhe ndjekësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë.

Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që shpif me mua ose ndryshe do e ndjek në rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix.