Inspeksioni rrënon mbindërtimet pa leje në Ulpianë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar me inspektimet pa leje në kryeqytet.

Terreni i radhës për inspektoratin ishte lagja “Ulpiana”.

“Pamje nga aksioni për rrënimin e mbindërtimeve pa leje nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës në rrjetin social Facebook.