Adelina Tahiri ka treguar dhuratën.
Adelina dhe Serjoza Markov po shijojnë jetën e tyre bashkëshortore tash e pesë vite.
Derisa dje u festua dita e të dashururarve edhe avokati maqedonas u kujdes që ta tregojë dashurinë ndaj Adelinës.
Ndërkaq as këngëtarja nuk hezitoi që ta ndajë lumturinë me ndjekësit e saj në instagram.
E rrethuar me trëndafila të kuq Adelina pozoi në top formë pranë dhuratave që pranoi nga bashkëshorti i saj.
Ajo po ashtu i bëri edhe një dedikim “Të dua pa fund”, shkroi në videon ku tregoi se po kalonin çaste të mira së bashku.