Himalajet janë “shtëpia” disa prej akullnajave më të larta në planet, por ato nuk janë imune ndaj ndryshimet klimatike. Sipas studiuesve, çdo vit kemi humbje të të akullit për shkak të ngrohjes globale.
Glacieri Kol Jugor në Malin Everest, që gjendet në lartësi mbidetare prej 8,000 metra, ka humbur akullin e grumbulluar mbi 2,000 vjet në vetëm tre dekada, thanë shkencëtarët në Universitetin e Maine.
Në dekadat e ardhshme, ngjitja në malin Everest do të bëhet potencialisht më sfiduese pasi mbulesa e borës dhe akullit vazhdon të hollohet, paralajmëruan studiuesit.
Ata thanë se humbjet e vëllimit të akullnaja ishin përshpejtuar sepse sipërfaqja e akullnajës është kthyer nga grumbull bore në akull, duke humbur aftësinë e saj për të reflektuar rrezatimin diellor, duke rezultuar në shkrirjen e shpejtë.
Pasi sipërfaqja e akullnajës ekspozohet rregullisht, përafërsisht 55 metra hollim i akullnajës vlerësohet të ketë ndodhur në një çerek shekulli – duke u rralluar mbi 80 herë më shpejt se gati 2000 vjet që u deshën për të formuar akullin në sipërfaqe.
Hulumtimi, i cili përfshin marrjen e bërthamave të akullit 10 metra të gjatë në akullnajë, tregon se shkalla shkrirjes po arrin deri në dy metra në vit.
Humbja e dëborës në këtë vend sipas shkencëtarëve mund të ishte shkaktuar nga ndryshimet klimatike që nga viti 1950. Ndikimet e ndryshimeve klimatike në akullnajë kanë qenë më intensive që nga fundi i viteve 1990.