Në përvjetorin e 52-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e dalluar të njësive akademike të UP-së u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve.
Mirënjohjet u shpërndanë gjatë një ceremonie simbolike organizuar për studentët në rektoratin e UP-së.
Për suksesin e treguar, studentët u përgëzuan nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti. Ai theksoi që përvjetori i UP-së është ditë shumë e rëndësishme dhe pranimi i mirënjohjeve për sukses të dalluar për studentët në këtë ditë, sigurisht është një moment shumë i veçantë.
“Veçantinë e këtij momenti e shton edhe fakti që ceremonia po shënohet në rrethana jo të zakonshme, andaj jam i bindur që pranimin e titullit të studentit të dalluar do ta keni gjatë në kujtesën tuaj”, tha rektori.
Studentët e dalluar janë:
Jonë Maliqi – Fakulteti Filozofik
Duart Nishefci – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore
Latra Gashi – Fakulteti i Filologjisë
Elsa Osmanaj – Fakulteti Juridik
Ujesa Ilir Zogaj – Fakulteti Ekonomik
Valmir Lokaj – Fakulteti i Ndërtimtarisë
Erlis Kushtaku – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Rinor Lubovci – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Erion Bytyqi – Fakulteti i Mjekësisë
Anila Aliu- Fakulteti i Arteve
Flaka Ilazi – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Diellza Rushiti – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit
Elona Zeqiri – Fakulteti i Edukimit
Taulant Haxhiu – Fakulteti i Arkitekturës