Këngëtari Elgit Doda ka folur për projektet e reja muzikore që pritet të sjellë gjatë muajve në vazhdim.
Sapo ka përfunduar një trilogji që ka rezultuar e suksesshme, por pritet që të sjellë një projekt të ri çdo 1 muaj e gjysmë.
Në “Wake Up” zbuloi se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij Klea Hutën ndërsa po mendon për duet me Dafinën dhe Mozzikun.
“Donaldi tha Toxic Love dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do nxjerr këngë çdo 1 muaj e gjysmë dhe mund të ketë bashkëpunime edhe me më shumë se një person. Një bashkëpunim do ta kem me Klean, mund të jetë Mozzik, Dafina. Po bëj një program për 6 muajt e ardhshëm. Pas mbarimit të triologjisë, po bëj në plan për 6 muajt e ardhshëm se fillon vera dhe do jetë më e ngjeshur gjëja”, tha Elgiti.