Arjan Konomi ka deklaruar se nuk e ka pasur në qejf Donaldin.
Në një lidhje ‘live’ në instagram opinionisti i Për’puthen dhe njëherish miku i Borës ka folur për situatën e kësaj të fundit me Donaldin.
Ai ka deklaruar se të lëndosh një njeri në mënyrë të tillë siç ka vepruar aktori Veshaj nuk tregon as burrëri dhe as pjekuri.
Ai ka ironizuar edhe preferencën e tij për filmin Spiderman, ani pse vetë Bora është përfolur se në daljen e saj publike u vesh njësoj si e dashura e këtij personazhi në filmin më të fundit.
“Nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam pasur qejf. Është djalë i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë. Aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë dhe luajmë me Spiderman”, është shprehur Konomi.