Si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu mbrëmë objektin e një qendre tregtare në Ferizaj, i gjithë objekti thuajse është shndërruar në shkrumb e hi.
Për fat të mirë si pasojë e këtij zjarri nuk ka patur persona të lënduar.
Një ditë pas zjarrit, objekti i “Viva Fresh Store” duket thuajse i gjithi i shkatërruar.
Nga zjarri që përfshiu këtë objekt padyshim se dëmet janë tejet të larta për biznesin në fjalë.
Duhet përkujtuar që zjarri përfshiu qendrën tregtare në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ndërsa zjarrfikësit dhe zyrtarë policorë kishin qëndruar në vendin e ngjarjes deri në orët e para të mëngjesit.