Ukraina mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO, për ta shmangur luftën me Rusinë

Ukraina mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO për ta shmangur luftën me Rusinë. Kështu ka deklaruar për BBC, ambasadori ukrainas në Britani, gjë që do të përbënte një lëshim të madh për Moskën në përgjigje të ngritjes së trupave ruse në kufijtë e saj.

Reuters raporton se ambasadori Vadym Prystaiko tha se Ukraina ishte e gatshme të ishte fleksibile lidhur me qëllimin e saj për tu bashkuar me aleancën ushtarake Atlantike, një lëvizje që presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të ishte shkas për luftë.

“Ne mund të jemi, veçanërisht duke u kërcënuar kështu, të shantazhohemi nga kjo dhe të shtyhemi drejt saj”, tha Prystaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshojë qëndrimin e tij për anëtarësimin në NATO.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u bashkuar, një hap që do ta sillte aleancën e udhëhequr nga SHBA në kufirin e Rusisë.

Putin thotë se lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën mund ta çojnë atë një pikë lëshimi për raketat e NATO-s që synojnë Rusinë. Ai thotë se Rusia duhet të vendosë “vija të kuqe” për ta parandaluar këtë.

Rusia ka zhvendosur më shumë se 100,000 trupa dhe armë të rënda në distancën goditëse të Ukrainës në javët e fundit, duke bërë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s të paralajmërojnë se një pushtim mund të jetë i afërt.

Moska mohon se po planifikon një sulm, duke i quajtur manovrat ushtarake, por ka lëshuar kërkesa me shkrim që NATO të heqë dorë nga çdo zgjerim i mëtejshëm drejt lindjes, përfshirë Ukrainën. Anëtarët e NATO-s e kanë refuzuar kërkesën.