Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Mitrovicë.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronarja e shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se është përfshi nga zjarri shtëpia e ankueses femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet më tej në raport.