Flasim për Arta Elezaj vajzën nga Klina e cila nga një person i thjeshtë tanimë është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë.
Kjo jo pa arsye pasi që përveç linjave trupore që e kanë vënë përherë në fokus të mediave rozë, ka ndikuar mjaft shumë edhe luksi i tepruar që e shfaq në rrjetet sociale.
Bukuroshja kaçurrelëse i kushton shumë rëndësi dukjes së saj të jashtme, ku paraqitjet e saj firmato kapin shpesh shifra marramendëse me mijëra euro.
Në një paraqitje në Dubai, veshja e modeles kosovare ka kushtuar hiq më pak se 147 mijë e 185 euro, realisht nëse e përkthejmë në patundshmëri i bie sa një shtëpi në Prishtinë.
Nuk dihet se nga vie i gjithë ky luks por Arta po e shijon mjaft shumë gjë që shihet edhe në pushimet e shumta që bën në destinacione të ndryshme.