Dua Lipa shfrytëzoi sa më shumë një ditë të rrallë pushimi të enjten teksa thithi rrezet e diellit në Florida, më pak se 24 orë pasi nisi turneun e saj botëror.
Këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi fizikun e saj të tonifikuar në një paraqitje në bikini me ngjyrë portokalli dhe të verdhë, ndërsa ishte shtrirë në një shezlon pranë plazhit piktoresk të Miamit, shkruan DailyMail.
Duke zbuluar tatuazhet e saj të shumta, Dua, 26 vjeçe, kishte me vete një kopje të romanit më të shitur të autorit Khaled Hosseini të vitit 2007, “A Thousand Splendid Suns (Një mijë diej vezullues)”.
Yllit iu bashkua një shoqe e saj, ku shijuan së bashku nxehtësinë e motit të ngrohtë në Miami.
Lipa me vete kishte një çantë plazhi, me dizajn të frymëzuar nga filmi i animuar japonez, “Manga”.
Dua do të ketë pak kohë për të shijuar klimën e lagësht të Miamit, pasi turneu i saj “Future Nostalgia” do ta ketë ndalesën e radhës në Atalanta, pas performancës së saj të fundit në Florida, në Orlando të premten në mbrëmje.
Turneu i madh ka paraparë të ketë gjithsej 82 koncerte, i cili do të përfundojë në Perth të Australisë më 16 nëntor.
Koncerti i parë nga turneu rezultoi shumë i suksesshëm, me shitjen e biletave të shumta.
Dua kishte paraparë që këtë turne ta realizonte fillimisht në vitin 2020, por ai është shtyrë dy herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.
Turneu po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.
Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë artistët mbështetës që do t’i bashkohen Duas gjatë koncerteve të vazhdueshme të këtij turneu botëror.
Albumi i dytë i Duas, “Future Nostalgia” u publikua në vitin 2020, dhe u shpërblye me çmimin “Albumi më i mirë pop” në Grammy Awards 2021. /Telegrafi/