Mozzik sërish mbështet politikanin e njohur të Kosovës

Reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik gjithmonë e ka treguar simpatinë që ka ndaj Kadri Veselit, teksa edhe e ka mbështetur në cdo veprim.

Ai me postime të shumta ka treguar se ka shumë besim tek kryetari i PDK-së, sa i përket qeverisjes mirpo edhe tani që mbahet në Hagë si i dyshuar për krime lufte.

Nderkoh Mozzik permes një fotografie në InstaStory ka mbeshtetur fjalët e sh-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimet e tyre kanë qenë të shpeshta, dhe se Mozzik nuk e ka pasur problem të tregoj qartë pozicionin e tij sa i përket subjekteve politike në vend.

Kujtojmë se Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.