Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të prijë sa i përket rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në Prishtinë ka arritur në 3,888.
Ndërkohë, pas Prishtinës me më shumë raste radhiten Peja me 1,176, Gjilani me 1,048 dhe Prizreni me 1,040 raste aktive.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi aktualisht është 16,849.