Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, e ka demantuar deklaratën e presidentes Osmani e cila tha se nuk e ka vërejtur se po i dalin nga 80 euro mëditje për naftë çdo muaj.
Pantina me anë të një postimi në Facebook ka thënë se secili deputet çdo muaj pranon në kutinë postare një dokument nga sekretariati ku tregohet për pagesat që janë bërë për muajin paraprak.
Ajo ka shpjeguar se ai dokument është i ndarë në pagën bazë, mëditjet nga pjesëmarrja në seanca, mëditjet nga pjesëmarrja në komisione, pagesa për shujtat dhe shpenzimet e udhëtimit.
Postimi i plotë i Pantinës:
Secili deputet per cdo muaj pranon ne kutine e tij/saj postare nje dokument prej sekretariatit ( departamenti i financave) ku i tregohet per pagesat qe i jane bere per muajin paraprak e qe eshte i ndare ne: pags baze, meditjet nga pjesemarrja ne seanca, meditjet nga pjesemarrja ne komisione, pagesa per shujtat ditore dhe shpenzimet e udhetimit. Meditjet dhe kompenzimet per udhetime jasht vendit paguhen ndaras. Prandaj te thuash se nuk e ke dite sa pare ke marr dhe per ç’fare arsye dmth ose je injorant ose genjeshtar e ndoshta edhe te dyja bashk!.