Si një ndër kontrolluesit më të mëdhenj të të dhënave personale në Kosovë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) brenda afatit të përkactuar ka zbatuar vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).
Agjencia për Informim dhe Privatësi me vendimin Nr. 04/22, të datë 24.01.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvjtëse ndaj Administratën Tatimor të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.
Administrata Tatimor e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi , në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj.