‘Pantallonat mu bënë qull’/ Puthja e parë me Dj Dagz, Einxhel: U djersita

Einxhel Shkira ka treguar se në momentin që u bë publike video në të cilën u zbulua puthja e saj me Dj Dagz, ishte në siklet. Kur po fliste me opinionistin Arbër Hajdarin ajo tregoi se u djersit në momentin që të gjithë po shikonin puthjen. Moderatorja tha se kishte siklet dhe skuqje.

Einxhel Shkira: Duhet të jesh pjesë e gjësë, ta përjetosh. Ja ta them unë një shembull. Kur ka dalë videoja e puthjes sime me Dagzin, kam qenë aq në siklet sa pantallonat mu bënë qull, u djersita. U bëra e tëra qull në djersë. Kisha dy ditë që isha super shumë në siklet, kisha dy ditë e evitoja Dagzin nëpër shtëpi.

Arbër Hajdari: Po mirë, kamerat janë lart, nuk mund të shohim dhe pantallonat poshtë (qesh)

Einxhel Shkira: Tani që më kujtohet më vjen si skuqje, si siklet. Thashë si iu duka unë Arbrit që nuk jam në siklet, se ndërkohë po më kullonte trupi nga sikleti.

Arbri: Por kjo ka të bëjë me atë që duket. Kur ti e shikon në ekran është ndryshe se unë nuk e kuptoj efektin tënd nën lëkurë. Arrij të kuptoj efektin tënd mediatik, sepse ti nuk e tregove veten. Ishte e fortë.

Balina Bodinaku: Mua më je duket për vete. Ti mundohesh maksimalisht për ta kamufluar.

Einxhel Shkira: Kjo është e vërtetë, por realisht atë ditë kam qenë super në siklet. Atë ditë i jam lutur Dagzit të shtypte butonin jeshil, se donte të shtypte butonin e kuq dhe të dilte. I thoja të lutem mos ik, mos më lër vetëm.