Prishtina me ajër të pashëndetshëm edhe sot

Ndotja e ajrit në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme.

Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 157 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Këto janë matjet e fundit të orës 11:00.

Në bazë të këtij parametri, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.