I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, gjatë ditës së sotme do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga ora 10:00 ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Më pas do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 11:00.
Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.
Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.