Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ndjen keqardhje për deputetët e Vetëvendosjes që nuk po guxojnë të kundërshtojnë vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kur nuk m’ka ardhe më keq prej juve prej mesit të sallës se ju jeni me zemër e me shpirt kunder këtij vendimi fatkeqësi ma e madhe është se ju nuk keni guxim me i thanë jo këtij vendimi. Mos kofsha në lëkurën tuaj sepse e di sesi ndiheni thellë në shpirtin tuaj”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se Kurti nuk mund t’i mashtrojë qytetarët e vendit edhe pse ai i quajti analfabetë.
“Kurti ka menduar se duke i trajtuar si analfabetë aktiv e ka të lehtë t’i mashtrojë, por jo se qytetarët nuk mashtrohen…”, ka thënë ajo