Gjatë dy viteve të fundit, kanë vijuar largimet masive nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve europiane.
Gjermania ka lëshuar më shumë se 60 mijë viza në bazë të Aktit të Emigracionit të Punëtorëve të kualifikuar gjermanë në vitin 2021.
Kjo sipas të dhënave zyrtare publikuar nga ministria gjermane.
Akti imigrimit të punëtorëve të kualifikuar ka hyrë në fuqi në mars të 2020-ës.
Gjatë nëntë muajve të parë, nga marsi deri në dhjetor 2020, vendi arriti të lëshojë pothuajse 30 mijë viza për punëtorët dhe kursantët e kualifikuar nga vendet e treta.
Punëtorët e kualifikuar nga katër vende të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia – janë ndër shtetasit kryesorë që kanë përfituar nga ky ligj.
Kjo tregon se, numri i punëtorëve të kualifikuar dhe të trajnuarve që përfitua në 2021-shin u rrit me rreth 50% krahasuar me vitin 2020.
Edhe pse procesi i lëshimit për këtë lloj vize u vonua kryesisht për shkak të mbylljes së kufijve, ndalimeve të udhëtimit dhe pasivitetit të shumicës së qendrave të përpunimit të vizave, Gjermania ishte ende në gjendje të lëshonte viza për mijëra punëtorë të kualifikuar.
Gjatë nëntë muajve të parë të funksionimit, ambasadat gjermane në Beograd (Serbi), Manila (Filipine), Hanoi (Vietnam), Bangalore (Indi) dhe Stamboll (Turqi) kanë lëshuar më shumë viza.
Po ashtu janë lëshuar 2 mijë e 24 viza për shtetas të Serbisë, 1 mijë e 773 për shtetas nga Filipinet, 1 mijë e 378 për shtetas nga Vietnamit dhe 1 mijë e 183 për shtetas nga Turqia.
Megjithatë, Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punëtorë të rinj në vit për të mbushur tregun e saj.
Viza e punës në bazë të Aktit të Imigrimit të Aftësive u jepet personave, që ose kanë përfunduar trajnime profesionale të kualifikuara në Gjermani ose atyre që kanë fituar një kualifikim profesional jashtë vendit, i cili është njohur si ekuivalent me formimin profesional të kualifikuar gjerman.
Personat që kanë një diplomë të arsimit të lartë e cila është e krahasueshme me një diplomë të arsimit të lartë në Gjermani, kanë gjithashtu të drejtë të marrin një vizë pune.